Vasco De Gama vatër koronavirusi, 16 futbollistë rezultojnë pozitivë
Sharr Travel

Vasco De Gama vatër koronavirusi, 16 futbollistë rezultojnë pozitivë

Numrat e koronavirusit qe vijnë nga Brazili, shqetësojnë gjithnjë e më tepër botën e futbollit, pikërisht në një moment kur shumë kampionate po bëhen gati të rifillojnë aty ku e kanë lënë sezonin 2019-2020.

Kështu klub i i Vasco De Gamas ka njoftuar se nga 43 futbollistë të testuar, 16 prej tyre kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, ndërsa tre të tjera e kanë kaluar më herët e tashmë janë të shëruar.

Ky lajm vjen në një moment kur klubet në Brazil po bëhen gati të rinisin stërvitjen, ndërsa drejtuesit e Vascos garantojnë se kanë vënë në karantinë futbollistët e infektuar dhe do t’i mbajnë në izolim deri në shërimin e plotë.

“Ky lajm nuk është tregues shqetësimi, por i punës mjaft të mirë që po bëjmë për të identifikuar rastet e futbollistëve të prekur dhe për të mos lejuar shpërndarjen më shumë të koronavirusit”, thuhet më tej në deklaratën e klubit të Vascos.