Sot zhvillohet ndeshja Ballkani - Feronikeli
Sharr Travel

Sot zhvillohet ndeshja Ballkani - Feronikeli

Pas me shumë se dy muaj pauzë është rikthyer futbolli kosovar në skenë.

Dje është zhvilluar ndeshja e parë për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ku Prishtina ka fituar me rezultat bindës 3:0 ndaj Drenicës dhe pothuajse e ka siguruar pjesëmarrjen në finale.

Ndërkohë, sot në orën 16:00 në Suharekë, do të zhvillohet takimi i dytë i gjysmëfinales për Kupën e Kosovës, ndërmjet Ballkanit – Feronikelit.

Në këtë edicion për ndeshje kampionale Ballkani ka triumfuar  dy herë ndaj ish-kampionëve 3:0 në Suharekë dhe në Drenas me rezultat 2:0.

Edhe për Kupë te Kosovës, këto dy skuadra kanë pasur dy përballje, ku fitues ka mbizotëruar Feronikeli në dy rastet, në ndeshjen e parë në Suharekë 2:1 dhe takimin e dytë e ka fituar 2:0.