Premier Liga skoceze rinis në gusht
Sharr Travel

Premier Liga skoceze rinis në gusht

Premier Liga skoceze do të fillojë sezonin 20/21 në muajin gusht, ashtu siç ishte planifikuar, pas arritjes edhe të marrëveshjes me transmetuesin “Sky Sports” për të lejuar tifozët të shohin ndeshjet në shtëpi, njoftoi Liga (SPFL).

Sezoni 19/20 i Skocisë u pezullua në mes të marsit si rezultat i shpërthimit të koronavirusit të ri dhe më pas u anulua.

“Do të vihet në dispozicion një biletë virtuale”, njoftoi kampionati, raporton atsh.

Transmetuesi “Sky Sport” ra, gjithashtu, dakord për një paketë kompensimi për lojërat që nuk u zhvilluan në fund të sezonit të kaluar.