Drita e Feronikeli e rinisin me fitore kampionatin
Sharr Travel

Drita e Feronikeli e rinisin me fitore kampionatin

Kanë përfuduar dy ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Në Gjilan, Drita ka arritur ta mposhtë skuadrën e Flamurtarit me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Astrit Fazliu, i cili në minutën e 26-të arriti ta dërgoj topin në rrjetë pas asistimit fenomenal nga Xhevdet Shabani.

Me këtë fitore djelmoshat e Ardian Nuhiut marrin pozitën e parë në renditjen tabelare, me dy pikë më shumë se Ballkani, skuadër kjo që do ta luajë ndeshjen nesër ndaj Drenicës.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli arriti një fitore të pritshme ndaj një rivali si Vushtrria.

Nikli gjatë gjithë ndeshjet tregoi fuqinë e saj dhe në fund arriti të triumfoi me rezultat 3:1.

Golat për skuadrën e Niklit i shënuan Harmon, Mevlan Zeka dhe Lapidar Lladrovci, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Azemi.

Me këtë fitore Nikli rikthehet në pozitën e pestë, ndërsa Vushtrria mbetet në pozitën e 11-të.