21:09 / 11.06.2020
Katër vite më parë vëllezërit Xhaka luajtën kundër njëri-tjetrit
Si sot, katër vjet më parë, në kuadër të Kampionatit Evropian, ‘Euro 2016’, Kombëtarja e Shqipërisë u përballë me atë të Zvicrës.
Ndeshja u zhvillua në fazën e grupeve, ku zvicëranët fituan me rezultat të ngushtë ndaj Kombëtares sonë, e cila pjesën kryesore të takimit e luajti me 10 lojtarë, kjo pas përjashtimit të kapitenit, Lorik Cana, shkruan Periskopi.
Ajo çfarë e karakterizoi këtë takim ishte përballja e vëllezërve Xhaka, të cilët për asnjë moment nuk e kursyen njëri – tjetrin nga ndërhyrjet e ashpëra.
Shihni fotografinë ku shihen vëllezrit Xhaka mjaft të tensionuar.























