Inzaghi: S’ndihem mirë kur shikoj Ronaldo-n dhe Messi-n…
BKT
Sport

Inzaghi: S’ndihem mirë kur shikoj Ronaldo-n dhe Messi-n…

Phlippo Inzaghi nuk ndihet mirë kur shikon sesa kanë shënuar Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.

Ish-futbollisti i Milanit tregon arsyen se përse nuk i pëlqen kjo gjë.

“Nervozohem me Messin dhe Ronaldon sepse për shkak të tyre duket sikur unë dhe Raul kemi shënuar shumë pak në kupat e Evropës”, shprehet Inzaghi.

Italiani e la futbollin në vitin 2021 teksa kishte shënuar 70 gola në kupat e Evropës me fanellat e Parmës, Juventusit dhe Milanit. Kurse shifrat e Ronaldos dhe Messit janë shumë më të larta me portugezin që ka shënuar 131 gola dhe argjentinasi 117 gola.

Inzaghi drejton skuadrën e Beneventos dhe pavarësisht se e zemërojnë këto statistika prapë ai tregon se si e merr si shembull në dhomat e zhveshjes Cristiano Ronaldon: “Gjithmonë e përdor si shembull Ronaldon në dhomat e zhveshjes për lojtarët e mi, sepse e di shumë mire se sa stërvitet ai”, përfundon Inzaghi.