16:21 / 12.06.2020
Shifra të çmendura, ja sa paguan United për pagat e lojtarëve dhe stafit
Manchester Unitedi kishte faturën më të lartë të pagave sezonin e kaluar në Premier League, ku paguan deri dyfishin e mesatares së klubeve të Premier Ligës.
“Djajtë e Kuq” paguan deri në 352 milionë për rrogat e lojtarëve dhe stafit gjatë sezonit 2018-2019.
Në sezonin 2017-2018 Manchester United pagoi rreth 296 milionë stërlina. Fitimet e lojtarëve janë marramendëse me portierin De Gea që përfiton 375.000 stërlina apo Rashford që merr 200.000 stërlina.























