14:05 / 24.06.2020
Thiago Alcantara nuk rinovon me Bayernin, e ardhmja në Premier League!
Në Gjermani po flitet gjithnjë e më tepër për largimin e Thiago Alcantaras nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni.
Mesfushori me origjinë braziliane por që aktivizohet për përfaqësuesen spanjolle ka refuzuar të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2021 me Bayern Munich dhe gjermanët për të mos e humbur me parametër zero pas një viti janë të detyruar ta shesin që gjatë kësaj vere. Mungesa e rinovimit të Thiagos me kampionët e Gjermanisë lidhet me interesimin e Liverpoolit që ka nisur ofensivën për të bindur Alcantaran të transferohet në Anfield Road.























