Vojvoda në Serie A, e kërkojnë tri skuadra
Sharr Travel

Vojvoda në Serie A, e kërkojnë tri skuadra

Mërgim Vojvoda është paraqitur si një opsion interesant për skuadrat italiane.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, këtë verë mund të ndërrojë skuadër për t’i dhënë fund qëndrimit në Belgjikë, te skuadra e Standard.

Në Itali raportohet për një interesim të madh nga tri skuadra të njohura, përcjell lajmi.net.

Fiorentina, Lazio dhe Torino kanë vënë sytë nga 25 vjeçari.

Standardi kërkon 8 milionë euro për shërbimet e Vojvodës, derisa kishte paguar 1.2 milion euro për të në verën e kaluar.

Këtë sezon në fanellën e Standard, Vojvoda është paraqitur në 24 ndeshje, duke shënuar edhe një gol.