Milani arrin marrëveshjen me mesfushorin irlandez
Sharr Travel

Milani arrin marrëveshjen me mesfushorin irlandez

Milani ka arritur akordin me mesfushorin irlandez Jeff Hendrick dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet marrëveshja e transferimit të tij te kuqezinjtë.

Lajmi është dhënë sot nga mediat angleze, sipas të cilave 28-vjeçari ka refuzuar rinovimin me Burnleyn dhe ka vendosur t’u bashkohet milanezëve si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadoi më 30 qershor.

Administratori i Milanit, Ivan Gazidis mëspohet se është takuar me Hendrick dhe agjentët e tij gjatë muajit shkurt, kur edhe kanë arritur marrëveshjen, ndërsa irlandezi pritet të firmosë për 4 sezone me kuqezinjtë.

Hendrick ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Derby Counti, ndërsa 4 sezonet e fundit ka qenë pjesë e Burnleyt, ku ka luajtur për 122 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar edhe 9 gola.