Reali vuan por mund Getafen, ‘blindon’ kreun
Sharr Travel

Reali vuan por mund Getafen, ‘blindon’ kreun

Real Madrid ka arritur të fitojë tri pikë tejet të rëndësishme në garë për titullin e La Liga-s në shtëpi ndaj Getafe-s.

Skuadra e Zinedine Zidane arriti të mposhtë mysafirët me rezultat minimal 1 – 0.

Gjatë pjesës së parë, dy skuadrat kishin disa gjuajte drejt portës, sidomos Vinicius Junior, por nuk ia dolën t’i konkretizojnë.

Ndërsa gjatë pjesës së dytë, ishte kapiteni Sergio Ramos, që në minutën e 79-të nga pika e bardhë ia sigurojë tri pikët “Galaktikëve”.

Pas kësaj fitore, “Los Blancos” shtojnë diferencën në tabelë me 74 pikë, katër më shumë se Barcelona, kurse Getafe renditët në pozitën e gjashtë me 52 pikë.