12:05 / 03.07.2020
Guardiola tallet me Liverpoolin: Mendoj se kanë pirë shumë birra
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është tallur me kampionët e Premier Ligës, pasi skuadra e tij triumfoi mbrëmë në derbi, me rezultat bindës 4:0.
"Mendoj se ata kanë pirë shumë birra javën e kaluar”, u shpreh ai duke ju referuar festës që pati Liverpooli pasi e siguroi titullin e kampionit.
Liverpool arriti ta fitojë titullin e Premier Ligës pas 30 vjetësh.























