Gafë në Twitter dhe ndjesë, Juventusi bëhet "lëmsh" me Pogban
BKT
Sport

Gafë në Twitter dhe ndjesë, Juventusi bëhet "lëmsh" me Pogban

“Rikthim Paul Labile Pogba”, shkruhej mbi videon me golat e francezit me fanellën e Juventusit, ndërkohë që postimi bëhej nga faqja e bardhezinjve për ndjekësit spanjollë.

Ai postim bëri që shumëkush të mendonte për një rikthim të kampionit të botës te kampionët e Italisë.

Zërat e merkatos kanë qenë të shpeshtë dhe Juventusi është lakuar si opsion për të ardhmen e mesfushorit të Manchester United. Gjithsei, e njëjta faqe ka menduar të shlyejë gabimin e bërë dhe të sqarojë gjithçka.

“Rikthim ishte për rikthim pas në kohë. Thjesht duam të kujtojmë golat nga një ish-lojtar i klubit. Mos mendoni ndryshe”, shkruhet në postimin dytë, shoqëruar edhe me një “emoji” ku kërkohet falje.