Edhe dy oferta të reja për Vedat Muriqin
Sharr Travel

Edhe dy oferta të reja për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi po tregon aftësitë e tij në kampionatin turk, ndërsa së fundmi mësohet se në adresë të tij dhe të Fenerbahce kanë mbërritur dy oferta të reja nga Italia dhe Anglia.

Emrat e klubeve nuk bëhen publike nga zyrtarët e gjigantit turk, ndërsa më herët Lazio, Tottenham dhe Crystal Palace janë interesuar për shërbimet e 27 vjeçarit.

“Ka kërkesa me shkrim dhe verbale nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia për transferimin e Vedatit. Nuk mund të zbuloj emrat e skuadrave për momentin, pasi liga është ende duke u zhvilluar. Nuk e di nëse ka mundësi që Fenerbahçes t’i bëhen oferta pa dijen time”, u shpreh zyrtari Haluk Canatar për “Footmac”.