Malazezët akuzojnë kryetarin e Shoqatës së Serbëve dhe Malazezëve në Kosovë
Sharr Travel

Malazezët akuzojnë kryetarin e Shoqatës së Serbëve dhe Malazezëve në Kosovë

Shoqata e Malazezëve "Llovqen" dhe Shoqata e Malazezëve "Perper" besojnë se pas sulmeve të fundit në media nga Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i Shoqatës së Serbëve dhe Malazezëve në Kosovë, Z. Sllobodan Vujiçiq, mbi institucionet në Mal të Zi dhe shtetin e Malit të Zi, duke fyer deputetët, Diasporën , shtetin amë dhe presidentin e saj përmes rrjeteve sociale.

Sipas tyre është koha që të reagojnë Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, Drejtoria për Diasporë dhe Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, i cili është gjithashtu shënjestër e shpeshtë e sulmeve të Z. Vujçiq.

Vujiçiq i shërben regjimit të Beogradit në një mënyrë perfide dhe hipokrite , duke u munduar kështu t’i mohojë shoqatat që mbrojnë njohjen kushtetuese të pakicës malazeze dhe pozicionin më të mirë të komunitetit malazez në Kosovë që nga themelimi i saj, i lufton shoqatat që janë besnike dhe mbi të gjitha respektojnë shtetin amë, Malin e Zi dhe Presidentin e saj, duke u munduar të punojë në asimilimin e komunitetit malazez në komuniteti serb, që është qëllimi dhe detyra kryesore që ai mori nga mentorët e tij, të mbështetur nga mediat e tyre, të cilat janë në dispozicion të tij 24 orë në ditë.

Sigurisht, për keqardhjen e tij ose të tyre, ka përfaqësues të vërtetë të malazezëve në Kosovë që "nuk shiten për një grusht oriz"

Ne do të vazhdojmë luftën për njohje kushtetuese dhe ligjore dhe një pozicion më të mirë të komunitetit malazez, natyrisht me mbështetjen e shtetit amë, i cili gjithmonë ka qenë mbështetja dhe shtylla e komunitetit tonë. Ne do të vazhdojmë të jemi një urë bashkëpunimi dhe marrëdhëniesh të mira fqinjësore mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Lazar Raduloviq

Kryetar i Shoqatës së Malazezëve “Llovqen”


MË SHUME NGA Aktuale