Mourinho lavdëron Ancelottin: Do thyej rregullat për ta përqafuar
Sharr Travel

Mourinho lavdëron Ancelottin: Do thyej rregullat për ta përqafuar

Tottenhami do të presë nesër në mbrëmje Evertonin në një nga sfidat më interesante të javës në kampionatin anglez, ndërsa përballë do të jenë dy nga trajnerët më të njohur në botën e futbollit, Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti.

Që të dy kanë arritur suksese të shumta dhe kanë drejtuar skuadra të njëjta si Chelsea e Reali i Madridit, ndërsa vlen të theksohet se gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin, gjë që e ka konfirmuar edhe Jose Mourinho në intervistën e dhënë paraditen e sotme.

“Mendoj se çdo njeri në futboll admiron Carlon si trajner dhe si person. Ata që nuk e njohin si person, jam i sigurt që e njohin si trajner dhe kanë të njëjtin admirim. Për mua si person është i mrekullueshëm, ndërsa si trajner ka qenë dhe mbetet një nga më të mirët e 20 viteve të fundit, ndaj është një vlerë e shtuar për Premier Leaguen, ndaj mendoj se do të thyej rregullat e distancimit për ta përqafuar”, deklaroi Mourinho.