Sarri ‘nuk ka koment’ për rekordin e Gigi Buffon
Sharr Travel

Sarri ‘nuk ka koment’ për rekordin e Gigi Buffon

Maurizio Sarri ka komplimentuar Gianluigi Buffonin.

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, ka lavdëruar ikonën italiane të futbollit, Gigi Buffon, për rekordin e vendosur në ndeshjen kundër Torino.

Buffon ka barazuar rekordin e Paolo Maldini me 648 paraqitje në Serie A, kurse për këtë, Sarri nuk ka pasur fjalë.

“Të gjithë duhet ta urojnë Buffon për atë që ka bërë gjatë karrierës së tij”, ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Ai është legjendë. Nuk ka fjalë për këtë, vetëm duartrokitje. Kjo është si e pritëm sot në dhomën e zhveshjes, nuk ka fjalë. Shikoni numrat, është legjendë”, ishin fjalët e italianit.

Buffon tashmë ndanë rekordin me Paolo Maldini, kurse padyshim se do ta tejkalojë këtë rekord në javët e ardhshme.