Manchester United arrin marrëveshje personale me Sancho-n
Sharr Travel

Manchester United arrin marrëveshje personale me Sancho-n

Manchester United ka arritur marrëveshje personale me objektivin kryesor Jadon Sancho-n.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, do e paguajë 20-vjeçarin 140 mijë euro në javë, ndërsa anglezi do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Sipas Tranfer Window Podcast, United ka arritur marrëveshje personale për pagesën e Sancho-s, kurse ende s’ka asgjë konkrete mes marrëveshjes mes dy klubeve.

Gjiganti gjerman kërkon rreth 100 milionë euro për ta lejuar Sancho-n të largohet, derisa “Djajtë e Kuq” mund të ofrojnë vetëm 50 milionë euro, transmeton arbreshi.

Gjatë këtij sezoni Sancho ka qenë në top formë duke shënuar 19 gola e dhënë 18 asistime.