Favorit për të drejtuar Barcelonën, Xavi firmos të ardhmen
Sharr Travel

Favorit për të drejtuar Barcelonën, Xavi firmos të ardhmen

Xavi Hernandez i largohet për herë të dytë mundësisë për të stërvitur Barcelonën.

Ish-futbollisti katalanas rinovoi kontratën me klubin e Katarit Al-Sad. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.

Xavi fitoi me Al-Sadin Super Kupën dhe Kupën e Katarit në detyrën e trajnerit.

Ai ka premtuar se një ditë do ta drejtojë Barcelonën, por mungesa  e përvojës si teknik e bëri që në janar të refuzonte propozimin e klubit kampion të Spanjës për të zëvendësuar Ernesto Valverden.