Atdhe Nuhiu gjen golin në minutën e fundit
Sharr Travel

Atdhe Nuhiu gjen golin në minutën e fundit

Atdhe Nuhiu nuk ka patur aktivizimin e dëshiruar këtë sezon, por duket se dalëngadalë po provon të ngrihet dhe të fitojë minutat e dëshiruara.

Sulmuesi kosovar ditën e sotme është aktivizuar në minutën e 70 nga trajneri dhe më pas ka mundur t’ia shpërblejë trajnerit, por pa arritur të evitojë humbjen e skuadrës së tij ndaj Suonsit.

Ai ka arritur të shënojë në minutat e fundit të ndeshjes, duke ngushtuar diferencat në 2-1, por në fund goli i tij ka mbetur vetëm në statistika, pasi skuadra e tij nuk ka mundur të barazojë në aq pak kohë të mbetur.

Ky ishte goli i pestë i sulmuesit të Kosovës, që deri tani ka mundur të dhurojë edhe dy asiste në 12 ndeshje, ku është aktivizuar si titullar.