Thënie të bukura nga Paulo Coelho
Sharr Travel

Thënie të bukura nga Paulo Coelho

Paulo Coelho, autori brazilian i shumë librave të përkthyer në të gjithë botën, është një ndër shkrimtarët më të mirë të kësaj epoke, i nderuar me çmime shumë të rëndësishme.

“Alkimisti”, libri më i njohur i Coelhos, është përkthyer në më shumë se 70 gjuhë.

Mes shumë sukseseve të tij, janë edhe shprehjet e librave, të cilat kanë mbetur gjatë në memorien e çdo lexuesi.

Në kemi përzgjedhur për ju, disa nga thëniet më të bukura të Coelhos:

Lloji më i mirë i mikut është ai me të cilin mund të rrish pa thënë asnjë fjalë, e pasi të ikësh të ndiesh se ajo ishte biseda më e mirë e bërë ndonjëherë.

Dashuria nis me një buzëqeshje, rritet me një puthje e përfundon me një çaj.

Suksesi është të mund të shtrihesh çdo natë, me shpirtin në paqe.

Kur dëshiron vërtet diçka, e tërë gjithësia punon që dëshira jote të përmbushet.

Duhen vite për të krijuar besimin e vetëm pak sekonda për ta shkatërruar atë.

Dëgjoje zemrën tënde. Zemra di çdo gjë.

Sa më shumë të kuptosh veten, aq më shumë do të kuptosh botën.

Nuk ka rëndësi se në sa copa e ke të thyer zemrën; bota nuk do të ndalet të të presë sa ta riparosh.

Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilin vendim të marrësh është më e keqja dhimbje.

Njerëzit e përkryer nuk pijnë, nuk gënjejnë, nuk tradhtojnë, nuk bëjnë gabime dhe …nuk ekzistojnë.

Kush dëshiron të shohë ylberin, duhet të mësojë të dojë shiun.

Trupi dhe shpirti kanë nevojë për sfida të reja.

Rrethanat dhe mjedisi ndikojnë mbi ne, por ne jemi përgjegjës për vetveten.

Nëse e ndien nevojën; qaj. Është mirë që të qash deri në lotin e fundit sepse vetëm atëherë mund të rikthehesh e të buzëqeshësh.

Kur takojmë dikë dhe dashurohemi, kemi përshtypjen se i gjithë Universi është dakord.

Në çdo çast të jetës sonë kemi njërën këmbë brenda përrallës e tjetrën në hon.

Çdo lëvizje e qenieve njerëzore është e shenjtë dhe plot me pasoja.

Mos u fikso me paraqitjen, mund të të gënjejë.

Nganjëherë, personi që ti mendon se do të të japë goditjen finale kur të rrëzohesh, është në të vërtetë nga ata pak persona që do të të ndihmojë të ringrihesh.

Ka persona që na duan, por thjesht nuk dinë si të na e tregojnë.

Nuk duhen ndryshuar miqtë, nëse kuptojmë se miqtë ndryshojnë.

Njerëzit më të lumtur, jo patjetër arrijnë më të mirën e gjërave; vetëm nxjerrin më të mirën e gjërave që hasin në rrugën e tyre.

Ose do të jesh ti që kontrollon veprimet e tua, ose ato do të kontrollojnë ty.

Mund të kemi të gjitha mjetet e komunikimit që ka bota, por asgjë, absolutisht asgjë, nuk e zëvendëson shikimin e qenies njerëzore.

Ëndërro ç’të duash, shko ku të duash, ji çfarë dëshiron të jesh, sepse ke një jetë të vetme dhe një mundësi të vetme, për të bërë ato gjëra që ti dëshiron të bësh.

Ekzistojnë dy lloj idiotësh: ata që nuk bëjnë çfarë nisin pasi dikush i kërcënon dhe ata që mendojnë se duhet të bëjnë diçka sepse dikush po i kërcënon.

Ti je ai që e di se je, e jo çfarë të tjerët thonë për ty.

Është e vërtetë se nuk e dimë çfarë kemi derisa e humbim, por është edhe e vërtetë se nuk e dimë çfarë na ka munguar para se të vijë.

Vetëm ngaqë dikush nuk të do ashtu siç dëshiron ti, nuk do të thotë se ai nuk të do me gjithë dashurinë që ka.

Kam mësuar se heronjtë janë persona që kanë bërë atë që duhej bërë, duke pranuar pasojat.

Futu gjithmonë në rrobat e të tjerëve. Nëse ndihesh ngushtë, ka gjasa që edhe ata të ndihen ashtu.

Ji i fortë që askush mos të t’mposhtë, fisnik që askush mos të t’përulë dhe vetvetja që askush mos të t’harrojë.

Për një fëmijë, koha kalon shumë më ngadalë se për një të rritur.

Nuk ka rëndësi se sa i mirë është një person, nganjëherë ai do të të lëndojë. E megjithatë, ti duhet ta falësh.

Jo gjithmonë është e mjaftueshme që dikush të t’i falë gabimet. Në shumicën e rasteve je ti që duhet të falësh vetveten.

S’duhet t’i themi kurrë një fëmije se ëndrrat janë budallallëqe; do të ishte një tragjedi po ta besonte.

Është mundësia për të realizuar një ëndërr që e bën jetën interesante.

Njeriu ka nevojë për më të keqen e tij për të arritur me të mirën.

E ardhmja më e mirë është e bazuar mbi të shkuarën e harruar. Nuk mund t’ia dalësh mbanë pa harruar dështimet dhe dhimbjet e tua të shkuara.

Durimi kërkon shumë praktikë.

Qëndroni të çmendur, por silluni si njerëz normal.

Janë disa çaste gjatë jetës, kur dikush të mungon aq fort, saqë do të doje ta nxirrje nga ëndrrat, për ta përqafuar.

Gjej dikë që të bën të qeshësh, sepse mjafton një buzëqeshje për të bërë rrëzëlluese një ditë të zymtë.

Bota është në duart e atyre që kanë guximin të ëndërrojnë e të jetojnë ëndrrat e tyre.

Nëse mendon se aventura është e rrezikshme, provo rutinën: është katastrofike.