Zyrtare: Leipzig transferon Hwang nga Salzburg
BKT
Sport

Zyrtare: Leipzig transferon Hwang nga Salzburg

RB Leipzig ka konfirmuar transferimin e sulmuesit së RB Salzburg, Hee-chan Hwang.

Koreani ishte që një kohë në bisedime me klubin gjerman, ndërsa sot (e mërkurë) u zyrtarizua.

Hwang ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Leipzig-un. Lojtari thuhet se i ka kushtuar 10 milionë euro plus bonuset.

Ai këtë sezon ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 22 asistime në të gjitha garat.