United prek fitoren e katërt radhazi, një pikë larg Championsit
Sharr Travel

United prek fitoren e katërt radhazi, një pikë larg Championsit

Manchester United vijon formën fantastike në Premier League duke marrë fitoren e katërt radhazi. Skuadra e Solskjaer triumfoi 3-0 ndaj Aston Villës.

“Djajtë e Kuq” do të kalonin në avantazh në minutën e 27-të, Bruno Fernandes fiton një penallti shumë të dyshimtë, të cilën e kthen po vetë në gol. Në fundin e pjesës së parë Grenëood dyfishoi shifrat.

Në minutën e 58-të, Pogba realizoi me një goditje nga distanca pas një goditje nga këndi.

United mban vendin e 5-të me 58 pikë, vetëm një më pak se Leicester. Në krahun tjetër Aston Villa gjendet në vendin e parafundit.