I dhuroi fitoren Barcelonës, askush si Arturo Vidal në La Liga
Sharr Travel

I dhuroi fitoren Barcelonës, askush si Arturo Vidal në La Liga

Barcelona fitoi 0-1 në fushën e Valladolid pasditen e djeshme dhe vijon të ndjekë Realin kryesues. Goli u realizua nga Arturo Vidal.

Mesfushori mori një asist nga Leo Messi, lëshoi një diagonale të saktë dhe gjeti golin e tetë në La Liga për këtë sezon.

Rrjeta e fundit e ka kthyer “luftëtarin” kilen në lojtarin më efikas në kampionatin spanjoll.

Sipas studimeve të Opta, Vidal, me 34.8 % është lojtari me përqindjen më të lartë të realizimeve, duke marrë parasysh lojtarët që kanë bërë minimalisht 20 gjuajtje në portë.