Gjilani bën detyrën kundër Drenicës
Sharr Travel

Gjilani bën detyrën kundër Drenicës

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore në ndeshjen e javës së 30-të të Ipko Superligës, duke e mposhtur në shtëpi skuadrën e Drenicës, me rezultat 2:0.

Gjilanasit u treguan skuadër më e mirë gjatë tërë ndeshjes dhe në fund me meritë iu gëzuan tri pikëve të reja që e mbajnë në garë për titull të kampionit. Të dy golat për Gjilanin i shënoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Keita Razak, në minutat 22’ dhe 34’. Pas kësaj fitoreje Gjilani i afrohet në vetëm tre pikë Dritës kryesuese, me të cilën do të ballafaqohet në javën e ardhshme.