Derbi pa fitues, Drita i afrohet edhe më shumë titullit
Sharr Travel

Derbi pa fitues, Drita i afrohet edhe më shumë titullit

Drita ka hedhur një hap të madh drejt titullit të kampionit, pasi në kuadër të javës së 30-të në Ipko Superligë ka barazuar me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:1.

Kjo pikë e fituar e afron Dritën edhe më shumë te titulli i kampionit, teksa Prishtinës jo vetëm që i zbehen gjasat për titull, por tashmë rrezikon seriozisht edhe pozitën e dytë që dërgon në Evropë. Të parët në epërsi kaluan bardhekaltrit e kryeqytetit me golin e shënuar nga Endrit Krasniqi, në minutën e 6-të, me një gjuajtje të fortë nga distanca. Megjithatë, festën e prishtinasve e prishi Astrit Fazliu 10 minuta para përfundimit të ndeshjes kur u gjend në vendin e duhur pas harkimit nga këndorja dhe nga afërsia çoi topin në rrjetën e Haxhos.