14:20 / 15.07.2020
Dardan Berisha me mesazh mobilizues
Beteja me koronavirusin vazhdon gjithandej botës dhe në mobilizimin kundër kësaj pandemie nuk mungojnë as sportistit e njohur.
Kështu ka vepruar edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, i cili ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse.
“Bëhu hero! Vendos maskën dhe shpëto sportin dhe gjithë shoqërinë…”, ky është mesazhi i Berishës.























