Zidane kërkon fitore për t’u shpallur kampion
BKT
Sport

Zidane kërkon fitore për t’u shpallur kampion

Real Madridit i duhen vetëm dy pikë në dy ndeshjet e fundit për të fituar La Ligan.

Nëse skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidane fiton nesër ndaj Villarealit, atëherë shpallet matematikisht kampione.

Kur u pyet nëse do firmoste për dy barazime në dy ndeshjet e ardhshme Zidane u shpreh: “Nuk bëhet fjalë se çfarë më pëlqen mua. Ne duam të fitojmë ndaj Villarealit, kaq. Ne do shkojmë për fitore, Unë ende nuk e ndiej veten kampion, gjithçka mund të ndodhë”.

Në konferencën për shtyp Zidane u pyet edhe nëse humbja në fazën përgatitore 7-3 kundër Atletiko Madridit ndikoi në kthesën e skuadrës. “Jam i sigurtë që na ka ndihmuar të përmirësohemi”.

“Isha shumë i indinjuar pas asaj ndeshjeje, ashtu si të gjithë lojtarët. Ka shumë ambicie në këtë klub dhe e ka pasur këtë gjatë gjithë historisë”, përfundoi Zidane.