WBA vjen me super-ofertë për Vedat Muriqin
BKT
Sport

WBA vjen me super-ofertë për Vedat Muriqin

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi mund ta vazhdojë karrierën në futbollin anglez.

Klubi i ri i Premierligës, West Bromwich Albion është i gatshëm t’i ofrojë 22 milionë euro për sulmuesin e Fenerbahçes.

E përditshmja turke “Sabah” raporton se klubi anglez i ka ofruar 22 milionë euro për Muriqin. Tash, i mbetet Fenerbahçes të vendos nëse do ta pranojë apo jo këtë ofertë.

Fenerbahçe duhet t’ia japë 15 për qindëshin e kësaj shumë ish-klubit të Muriqit, Rizespor. Muriqi ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023.