Interi mund ta shesë Eriksenin
Sharr Travel

Interi mund ta shesë Eriksenin

Inter raportohet se janë të përgatitur të shesin Christian Eriksen sa më parë këtë verë nëse pranojnë një ofertë prej 60 milionë euro.

Eriksen vetëm sa i është bashkuar Interit nga Tottenham, me italianët që kanë paguar 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, reprezentuesi danez po vuan të gjejë vetën dhe ishte ulur në bankinë në ndeshjen e së hënës mes Interit dhe Torinos.

Antonio Conte i ka dhënë një paralajmërim lojtarit pas fitores 3:1 kundër Torinos, duke i kujtuar lojtarit se nuk është më pjesë e futbollit anglez.

Prej kohës që ai u transferua tek Inter, është spekuluar se Conte kurrë nuk e ka dashur në skuadër 28 vjeçarin, dhe Arturo Vidal ishte i preferuari i tij.

Tani, Sport Mediaset thotë se Inter janë të gatshëm të pranojnë largimin e tij nëse vjen një ofertë prej 60 milionë euro.