Milan më përmbysje mposhtë Parma-n, i afrohet Evropës
Sharr Travel

Milan më përmbysje mposhtë Parma-n, i afrohet Evropës

AC Milan ka fituar tri pikë në shtëpi ndaj Parma-s, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të të Seria A.

“Rossonerët” mposhtën Parmën me rezultat 3 – 1, ndeshje e cila u zhvillua në “San Siro”.

Ishin vendasit që shënuan të parët në minutën e 44-të përmes Kurtic, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin dukshëm më të rrezikshëm, derisa ishte Franck Kessie që në minutën e 55-të me një super goditje tundi portën e mysafirëve.

Pas vetëm katër minutave ishte mbrojtësi Romagnoli që përmbysi rezultatin pas harkimit të Çalhanoglu-t.

Ndërsa, fitoren e vulosi Çalhanoglu në minutën e 77-të duke shënuar gol mjaftë të bukur, transmeton arbreshi.

Pas kësaj fitore, AC Milan renditët në pozitën e shtatë me 53 pikë, aq sa ka edhe Napoli, derisa Parma është në pozitën e 12-të me 40 pikë.