City e feston me fitore triumfin në KAS, fiton dhe Tottenham!
Sharr Travel

City e feston me fitore triumfin në KAS, fiton dhe Tottenham!

Manchester City e feston me një fitore triumfin në KAS për të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Citiziens triumfuan 2-1 në javën e 36-të të Premier League ndaj Bournemouth që lufton për mbijetesë, duke përkeqësuar situatën e këtyre të fundit. David Silva me një gol të bukur me goditje standarte dhe me një asist ishte heroi i skuadrës së Guardiolës që arriti të dyfishonte shifrat që në pjesën e parë falë edhe finalizimit të Gabriel Jesus.

Golin e vetëm për Bournemouth e shënoi Brooks, 2 minuta para fundit të kohës së rregullt. Mori fitoren e 2-të rresht Tottenhami i Jose Mourinhos që u ngjit në vendin e 7-të duke u futur në valle për një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.

Spurs triumfuan me shifrat 1-3 në St James Park ndaj Newcastle në një sfidë ku Harry Kane shënoi dy gola duke kaluar shifrën e 200 finalizimeve në karrierë, ndërsa gjeti rrugën e rrjetës edhe koreano-jugori Son i cili zhbllokoi shifrat.

Një gol i sulmuesit nga Zelanda e Re Chris Wood në minutën e 96-të me penallti i hoqi një fitore shumë të rëndësishme nga duart Wolves-it që barazoi 1-1 në transfertën ndaj Burnley, ku për ujqërit realizoi Raul Jimenez.