Ish-presidenti i Barçës frikësohet se Messi mund të largohet nga Camp Nou
Sharr Travel

Ish-presidenti i Barçës frikësohet se Messi mund të largohet nga Camp Nou

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka pranuar se është i frikësuar nga Lionel Messi, se mund të mos e zgjasë kontratën me klubin katalanas për shkak të situatës aktuale të bordit drejtues të tij.

Argjentinasi ka kontratë me Barceloën deri në vitin 2021, por marrëdhëniet e tij me presidentin aktual të Barçës, Josep Maria Bartomeu, raportohet se nuk janë perfekte, gjë që mund ta komplikojë rinovimin.

“Dua që ai të qëndrojë në vitin 2021, por kam frikë se një vendim i keq i këtij bordi mund të rezultojë në një vendim të pakthyeshëm”, ka thënë Laporta për Messin.