Lala flet për kalimin e mundshëm të Rashicës tek Leipzigu
Sharr Travel

Lala flet për kalimin e mundshëm të Rashicës tek Leipzigu

Emri i Milot Rashicës vazhdon të mbetet në qendër të mediave evropiane sa i përket afatit kalimtar të verës.

Rashica thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën gjermane Leipzig, derisa ish-ylli i Kombëtares së Shqipërisë, tani menaxher i Milot Rashicës, Altin Lala, ka treguar nëse ka të vërteta rreth këtij lajmi ose jo.

Sipas gazetës “Bild”, Bremeni ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë eurosh plus tre milionë bonuse nga Leipzigu për Rashicën.

Megjithatë, menaxheri shqiptar Lala mbështet transferimin e Rashicës te klubi gjerman, i cili është i mirë për rritjen e lojtarëve dhe luan në Ligën e Kampionëve.

“RB Leipzigu është një klub interesant. Trajneri dhe stili i lojës përshtaten mirë me Milotin, por marrëveshja nuk ka mbaruar ende. Leipzigu është një klub që i bën lojtarët më të mirë. Ata gjithashtu luajnë në Ligën e Kampionëve dhe kështu ofron gjithçka që një profesionist 24-vjeçar mund të dëshironte për hapin tjetër në karrierën e tij”, ka thënë Lala, transmeton zëri.

Lala në fund ka thënë së për të ardhmen e Rashicës mund të ketë diçka edhe nga Anglia dhe Italia, por Bundesliga është favorite.