Ja tre yjet që i kërkon Guardiola tek City
Sharr Travel

Ja tre yjet që i kërkon Guardiola tek City

Pas heqjes së dënimit të UEFA-s nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, Manchester City është gati të ndërhyjë në merkaton verore.

Trajneri Pep Guardiola do të vijojë të jetë në krye të stolit dhe për të pritet të ketë edhe transferime të reja.

I pari në listën e Cityt është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez. Më pas në listë është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, ndërsa për krahun e majtë Pep Guardiola e dëshiron Davin Alaban, me të cilin ka punuar edhe në kohën kur e ka drejtuar Bayern Munchenin.