Ribery fton Gotze-n dhe Mandzukic-in te Fiorentina
BKT
Sport

Ribery fton Gotze-n dhe Mandzukic-in te Fiorentina

Sulmuesi Franck Ribery, ka kërkuar nga Mario Gotze dhe Mario Mandzukic t’i bashkohen Fiorentinës.

Sipas Bild, ish ylli i Bayern-it është duke negociuar jo zyrtarisht me ish bashkëlojtarët.

Të dy lojtarët janë të lirë, ngase Mandzukic ndërpreu kontratën me Al-Duhail, kurse Dortmund e ka lejuar Gotze-n të largohet.

Me dallim nga Ribery, të dy sulmuesit janë ende të ri dhe mund t’i nevojitën Fiorentinës. Mandzukic e njeh mjaftë mirë Seria A, ngase ka kaluar pesë vite te Juventus-i, transmeton arbreshi.

Kurse, Gotze është gjithashtu i kërkuar edhe nga Atletico Madrid, por e njeh Ribery-n, me të cilin bashkëpunoi tre vite nga 2013 në 2016 te Bayern Munich.

Mbetet të shihet nëse dy lojtarët do e pranojnë këtë ofertë dhe do kalojnë te klubi italian.