21:57 / 24.07.2020
Fatos Beqiraj prezantohet te skuadra e re
Futbollisti shqiptar me pasaportë malazeze, Fatos Beqiraj nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës polake Wisla Krakow, ku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.
Lajmin e ka dhënë vetë Beqiraj përmes një postimi në “Facebook” ku ka njoftuar për aventurën e re.
“Zyrtare: Sot zyrtarisht pjesë e klubit Polak , Wisla Krakow”, ka shkruar Beqiraj.
Sulmuesi pejan së fundmi ishte te skuadra izraelite Maccabi Netanya, derisa më herët ka luajtur edhe në kampionatin e Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë, Bjellorusië dhe Rusisë.























