Upamecano “blindohet” te Leipzigu deri në vitin 2023
Sharr Travel

Upamecano “blindohet” te Leipzigu deri në vitin 2023

Dayot Upamecano ka rinovuar kontratën me Leipzigun deri në vitin 2023, sigurisht me kushte të reja financiare, duke u dhënë fund spekulimeve se do të largohej tek Arsenali.

21-vjeçari tërhoqi vëmendjen e klubeve më në zë në Europë dhe dukej çështje kohe që ai t’i jepte fund përvojës me “Demat e Kuq”. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës së re nuk hedh poshtë mundësinë e transferimit të lojtarit në një ekip të madh, por sigurisht kjo nuk do të ndodhë për një shumë modeste.

Drejtuesit e Lepizigut ia plotësuan kërkesat ekonomike futbollistit francez duke qenë të bindur se ai do të rritet më tej dhe do ta vlejë shumë më tepër në të ardhmen.