Lakers rikthehen te fitorja, Toronto nuk ndalet!
BKT
Sport

Lakers rikthehen te fitorja, Toronto nuk ndalet!

Los Angeles Lakers rikthehen menjëherë te fitorja në NBA duke harrur disfatën ndaj Toronto Raptors.

Kryesuesit e konferencës së Perëndimit ishin superiorë ndaj Utah Jazz duke triumfuar me rezultatin 116-108 për meritë edhe të Anthony Davis i cili realizoi 42 pikë në total duke udhëhequr skuadrën kaliforniane drejt suksesit të 51-të sezonal. Vazhdon të fitojë ndërkohë Toronto Raptors që mposhti edhe Miami Heat me rezultatin 107-103. VanVleet me 36 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për skuadrën kanadeze. Fitore me rezultat minimal për Philadelphia 76-ers që kaloi me shifrat 132-130 San Antonio Spurs, ndërkohë që New Orleans Pelicans mposhti me rezultatin 109-99 Memphis Grizliess.