Shumë skuadra të interesuara për talentin japonez të Realit

Shumë skuadra të interesuara për talentin japonez të Realit

Drejtuesit e Real Madrid besojnë shumë te talenti Kubo i cili në vitin e parë të huazimit te Mallorca bëri paraqitje shumë të mira.

Duke qenë se numri i lojtarëve ekstrakomunitarë është ezauruar 19-vjeçari do të huazohet sërish dhe lista për të është e gjatë. Villarreali duket se është në avantazh nga ekipet spanjolle dhe është pista më konkrete pasi do të jetë edhe në Europë teksa ofertat e tjera janë nga Celta Vigo, Granada dhe Osasuna. Ndërkohë edhe Bayern Munchen ëshë interesuar për Takefusa Kubo por për Real Madrid është më mire që fantazisti të qëndrojë në Spanjë.