Crystal Palace ul çmimin për Zaha

Crystal Palace ul çmimin për Zaha

Në dy vitet e fundit ka dështuar çdo tentativë e ekipeve të interesuar për të shkëputur Wilfried Zaha nga Crystal Palace me këta të fundit që kërkonin plot 80 milionë paund për kartonin e tij.

Kjo verë duket se ka dryshuar çdo gjë, nisur dhe nga situata e pandemisë dhe klubi ka vendosur që sulmuesi të shitet edhe për oferta që i kalojnë 30 milionë paund. Tashmë klubet e interesuara, kryesisht të Premier League si Manchester United, Chelsea dhe Everton kanë nisur ofensivën teksa ekipi i Ancelottit ishte dhe skuadra më pranë blerjes së Zaha në janarin e kaluar.