Seria A jep çmimet: Paulo Dybala më i miri i sezonit

Seria A jep çmimet: Paulo Dybala më i miri i sezonit

Paulo Dybala ka fituar titullin e futbollistit më të mirë të sezonit 2019-2020, i akorduar nga Seria A.  

Çmimin e portierit më të mirë e ka marrë Wojciech Szczesny (Juventus), mbrotësi më i mirë është shpallur Stefan de Vrij (Inter), ndërsa Alejandro Gomez (Atalanta) është “mbreti” i mesfushorëve. Ciro Immobile (Lazio), sikurse pritej, është vlërësuar si sulmuesi më i mirë. Mes futbollistëve të rinj, më i mirë është konsideruar Dejan Kulusevski. Fituesve do t’u dorëzohet trofeu në fushën e blertë kur të nisë sezoni i ri i Serisë A.

Klasifikimi përfundimtar është hartuar duke u bazuar te statistikat e “Stats Perform” me ndihmën e të dhënave të regjistruara nga “Netco Sports”. Për përllogaritjen përfundimtare janë analizuar të gjitha ndeshjet e shvilluara në Serinë A, Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Çmimet:

Portieri më i mirë: Wojciech Szczesny (Juventus)

Mbrojtësi më i mirë: Stefan De Vrij (Inter)

Mesfushori më i mirë: Alejandro Gomez (Atalanta)

Sulmuesi më i mirë: Ciro Immobile (Lazio)

Futbollisti i ri më i mirë: Dejan Kulusevski (Parma)

Më i mirë absolut: Paulo Dybala (Juventus)