Ragnick: Kalimi te Milani do të ishte lëvizje jo e zgjuar!

Ragnick: Kalimi te Milani do të ishte lëvizje jo e zgjuar!

Ralf Rangnick ishte shumë pranë marrjes së drejtimit të Milanit, por në momentet e fundit nuk u arrit marrëveshja dhe drejtuesit e kuqezinjve nënshkruan kontratën e re me trajnerin Stefano Pioli. Rezultatet e tij ishin mjaft të mira dhe u shpërblye për punën e bërë.

Rangnick, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Süddeutschen Zeitung” dhe normalisht është pyetur se pse nuk u bë trajner i Milanit. Gjermani tregohet i qartë në atë që thotë: “Për shkak te ecurisë se Milanit me 9 fitore dhe 3 barazime, thjesht nuk mund ta bësh.

Nuk ka rëndësi se në perspektivën e kujt, timen apo të klubit, por nuk do të ishte diçka e zgjuar.  Nëse e vendosja veten në vend të milanistëve, qofshin trajnerë, drejtorë sportivë, futbollistë apo tifozë, vështirë do ta kuptoja pse Milani do të kishte dashur të ndryshonte gjithccka pas një periudhe pozitive”.