Një futbollist i Barcelonës preket nga koronavirusi

Një futbollist i Barcelonës preket nga koronavirusi

Një futbollist i Barcelonës rezulton i prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka dhënë vetë klubi katalan nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku sqaron se futbollisti është vendosur menjëherë në karantinë dhe se është asimptomatik.

Megjithatë në deklaratë sqarohet se futbollisti është pjesë e grupit prej 9 lojtarësh të cilët nuk bëjnë pjesë në listën që do të përfaqësojë skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe se ishin kthyer për të nisur përgatitjet para-sezonale.

Ai është kthyer vetëm dje në Katalunjë dhe i është nënshtruar testit ku ka rezultuar pozitiv, ndërsa klubi ka marrë masat për ta vënë në karantinë në shtëpinë e tij dhe për të bashkëpunuar me autoritetet shëndetësore për identifikimin e kontakteve.

Nuk ka asnjë rrezik ndërkohë për grupin e futbollistëve që do të luajnë në Ligën e Kampionëve, të cilët nuk kanë pasur asnjë kontakt me lojtarin e infektuar dhe do të udhëtojnë normalisht nesër drejt Lisbonës, ku të premten do të përballen me Bayernin e Mynihut.

Futbollistët që sapo janë rikthyer te Barcelona për të nisur përgatitjet për sezonin e ti janë Rafinha, Alena, Pedri, Trincao, Oriol Busquets, Miranda, Matheus, Wague dhe Todibo, ndërsa një ri prej këtyre është i infektuar me koronavirus, por klubi katalan ka refuzuar të zbulojë emrin.