Bayerni e `keqtrajton` Barcelonën, fitore me rezultat historik!

Bayerni e `keqtrajton` Barcelonën, fitore me rezultat historik!

Dy herë Thomas Muller dhe Philippe Coutinho, Ivan Perisic, Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Robert Lewandowski. Këta janë autorët e fitores historike dhe legjendare të Bayern Munchen kundër Barcelonës.

Kampionët e Gjermanisë dominuan totalisht ndaj një Barçe të plogësht dhe pa pikë karakteri dhe e mbyllën takimin me rezultatin 8-2! 4-1 u mbyll pjesa e parë, i njëjti rezultat që u regjistrua edhe në 45 minutat e dyta.

Një paraqitje fenomenale e ekipit bavarez dhe një disfatë e dhimbshme që nuk do harrohet lehtë nga katalanasit. Bayerni avancon në gjysmëfinale dhe pret fituesin e çiftit Manchester City, duke hedhur kandidaturën për fitimin e tripletës këtë sezon.