10:54 / 15.08.2020
Xhaçka: Forcat e Armatosura po qëndrojnë me qytetarët në Kakavijë
Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë.
Sipas saj, Forcat e Armatosura po ofrojnë ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren.























