16:19 / 15.08.2020
Hamilton fiton ‘pole-position’, Bottas ndjekësi i parë
Mercedes ka regjistruar një tjetër garë kualifikuese fenomenale.
Skuadra e Mercedes me dy pilotët e saj ka kapur dy vendet e para në kualifikueset e Grand Prix të Spanjës.
Më i shpejti ishte kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, i cili pas këtyre kualifikueseve, nesër niset ne ‘pole-position’.
Ndjekësi i parë i kampionit në fuqi ishte piloti finlandez, Valtteri Bottas, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, Max Verstappen i Red Bull ka mbyllur kualifikueset në pozitën e tretë, për të plotësuar podiumin.
TOP 10
Hamilton
Bottas
Verstappen
Perez
Stroll
Albon
Sainz
Norris
Leclerc
Gasly























