Pochettino te Barcelona, Messi te City?
Eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve, pritet të sjellë revolucion tek klubi katalonas, raporton RTKLive.com.
Sipas mediave spanjolle, “blaugranat” shumë shpejtë pritet të zyrtarizojnë shkarkimin e trajnerit Setien.
Xavi, Allegri, Koeman dhe Pochettino janë kandidatët për të marrë ‘timonin’ e skuadrës katalonase.
Por, ky i fundit thuhet së është favorit për të zbritur në “Camp Nou”. Pochettino është trajner i lirë prej kohësh kur u largua nga Tottenhamin.
Ndërkohë, priten edhe largim të disa lojtarëve. Madje, siç raportohet edhe asi argjentinas Lionel Messi që është duke e menduar largimin nga Barcelona.
Messi prej kohësh është i lidhur me transferimin tek klubi italian, Inter. Por, mediat britanike, sot shkruajnë se Manchester City është futur në garë për argjentinasin.
City që u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Lyoni (1-3), tashmë është duke menduar për përforcime te reja në skuadër.
Trajneri Pep Guardiola e admiron Messin të cilin synon ta bind që gjatë kësaj verë të transferohet në “Etihad Stadium”.
Tregu i kësaj verë, mund të sjellë mega-transferimin e ‘qytetarëve’ të cilët mësohet së janë të gatshëm t’ia ofrojnë Barcelonës një super-ofertë në mënyrë që ta blejnë ylli argjentinas. /RTKLive.com/























