16:05 / 16.08.2020
Rashica i thotë “JO” Aston Vilës, dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve
Milot Rashica e ka ndarë mendjen për të ardhmen dhe dëshiron të transferohet në një skuadër ku të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampioneve.
Megjithatë së fundmi Werder Bremeni ka marrë një ofertë shumë të mirë nga Aston Vila, për sulmuesin kosovar. Por, ka qenë vetë Rashica, i cili e ka refuzuar këtë ofertë.
Shkak i refuzimit është bërë fakti se lojtari dëshiron të luajë në Ligën e Kampioneve dhe jo për mbijetesë me Aston Vilën.
Këtë kërkesë Rashicës mund t’ia plotësojë Lajpcigu, që ka shfaqur interes, por akoma nuk ka arritur një marrëveshje.























