Lirim Kastrati debuton sonte te Dinamo
BKT
Sport

Lirim Kastrati debuton sonte te Dinamo

Lirim Kastrati e nis zyrtarisht sot aventurën me ekipin e tij të ri, Dinamo Zagreb.

Kastrati, i cili gjatë verës kompletoi transferimin te gjiganti kroat, debuton me fanellën e re kundër ish-skuadrës së tij, Lokomotiva Zagreb, shkruan lajmi.net.

Yllit nga Hogoshti i është besuar pozita e startuesit qysh në ndeshjen e parë, pas shkëlqimit që pati sezonin e kaluar me Lokomotivën.

Për ju që nuk dëshironi ta humbisni spektaklin e talentit kosovar, ndeshja fillon në orën 20:05.